Prej 10 nëntorit 2021, Floriana Garo mban postin e drejtoreshës së komunikimit të Foltores së demokratëve.
E ftuar në emisionin “Ditë e Re”, teksa flet për vendimin e saj për t’iu bashkuar Foltores, Floriana tregon se si e priti familja postin e ri në Partinë Demokratike.
Floriana thotë se me vjehrrën ka qendrime të ndryshme, për këtë arsye ajo nuk është dakord me postin e ri, ndërsa bashkëshorti dhe prindërit e kanë mbështetur.
Floriana Garo: Vjehrra ime nuk ka qenë dakord. Ajo ka mendime të tjera. Gjithsecili ka mendimin e tij, për sa kohë unë nuk i lejoj të më imponojnë mendimet. Me vjehrrën kemi vendosur mos të diskutojmë për politikë. Im shoq më mbështet. Ai më mbështet mua, PD, Foltoren 100%. Prindërit e mi edhe pse kanë dyshime më kanë thënë se të admirojmë për guximin, ata më thanë ” bravo të qoftë”.
E ftuar disa vite më parë në emisionin “Rudina”, Lumturia ka folur për momentin e parë kur është takuar me Florianën.
“Shkoj ta takoj. Pashë një vajzë, të bukur, të gjatë, uau thashë, paska bukuri të tilla. Më pëlqeu. Po fliste dhe i thashë më fal po nga e morët numrin? Po s`të tha Enisi?, më tha Floriana. Unë mendoja se ishte gazetare që më donte për intervistë se kishte shumë që më merrnin në telefon gjatë asaj kohe. E kishim planifikuar të rrinim 3 çerek ore dhe qëndruam 2 orë. Kur më telefonoi djali dhe më tha: Hë si t`u duk? I thashë: U përpoqa t`i gjeja diçka që s`më pëlqente tek ajo, por s`munda.”- u shpreh Lumturia.