Italianët votuan për një rregull të ri, Juventusi kërcënohet me përjashtim nga kampionati

Në Itali, është miratuar një rregull i ri “anti-Super Ligë”, i cili ndalon rreptësisht klubet të marrin pjesë në kompeticione që nuk janë të organizuara nga UEFA.

Presidenti i Federatë Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina, vuri në dukje se klubet do të duhet të luftojnë në kompeticionet e UEFA-s, nën çatinë e së cilës janë edhe Serie A dhe Super Ligë.

“Ata që duan të marrin pjesë në kompeticione që nuk janë të organizuara nga UEFA do të përjashtohen nga kampionati ynë. Ky vendim do të jetë në fuqi nga sezoni i ardhshëm, më saktësisht, klubet do të duhet të japin garanci se nuk janë në një ligë tjetër private për të marrë licencat e konkurrencës. “tha Gravina.

Ndër klubet italiane në themelimin e Super Ligës janë Inter, Milano dhe Juventus. Klubet e Milanos u tërhoqën menjëherë, ndërsa Juventusi është ende anëtar përkrah Real Madrid dhe Barcelonës.

Kjo do të nënkuptojë se Juventusi kërcënohet me dëbim nëse drejtuesit e klubit torinez nuk tërhiqen zyrtarisht nga Super Liga deri në fund të qershorit, kur licencat do të jepen për sezonin e ardhshëm të Serie A.


Shtuar 27.04.2021 07:40