Një prej sëmundjeve të rrezikshme të shekullit të kaluar duket se është rikthyer sërish.
Bëhet fjalë për të ashtuquajturën Lija e Majmunit, ku kohët e fundit një person në Angli është diagnostikuar me një infeksion të rrallë viral, e që besohet se bëhet fjalë pikërisht për këtë sëmundje.
Të lidhura
None found
Ky rast besohet se ka lidhje me një udhëtim në Afrikën Perëndimore, njoftuan autoritetet shëndetësore të këtij vendi.
Agjencia e Sigurisë Shëndetësore e Mbretërisë së Bashkuar (UKHSA) tha në një deklaratë se një person që kishte udhëtuar së fundi në Nigeri po trajtohej në Fondacionin e Guy’s dhe St Thomas NHS në Londër, sipas Reuters.
“Është e rëndësishme të theksohet se lija e majmunëve nuk përhapet lehtësisht tek njerëzit dhe se rreziku i përgjithshëm për publikun e gjerë është shumë i ulët”, tha Colin Broën, drejtor i infeksioneve klinike dhe të reja në UKHSA.
Lija është një infeksion i rrallë viral i ngjashëm me linë e njeriut, i cili u zhduk në vitet 1980.
Ata janë shumë më të butë se lija dhe shumica e njerëzve të infektuar shërohen brenda pak javësh, në raste të rralla mund të jenë fatale.
