Ishte shpallur në kërkim ndëkrombëtar për shitje droge, arrestohet në Itali 30-vjeçari shqiptar

Policia italiane ka arrestuar ditën e sotme një 30-vjeçar shqiptar për llogari të drejtësisë shqiptare.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, 30-vjeçari ishte dënuar nga Gjykata e Tiranës me 3 vjet e 4 muaj burg, pasi akuzohet për shitje të lëndëve narkotike.

Ai është dënuar në mungesë, ndërsa ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Mësohet se gjatë kësaj kohe 30-vjeçari punonte si kamerier në një hotel italian, aty ku edhe u arrestua nga policia.

Ai u dërgua në burgun e Spini di Gardolo, ndërsa pret ekstradimin drejt Shqipërisë për të vuajtur dënimin. /AlbEu.com/


Shtuar 10.10.2023 17:43