Policia spanjolle po heton vdekjen e një 39-vjeçari, trupi i të cilit u gjet brenda një statuje dinosauri.
Autoritetet u njoftuan të shtunën pasi, dy persona që po kalonin pranë statujës ndjenë një aromë kutërbuese. Njëri prej tyre, pasi pa me kujdes, vuri re këmbën e kufomës. Menjëherë lajëmroi policinë.
Policia tha se burri ishte raportuar i zhdukur nga familja e tij. Tre skuadra të zjarrfikësve u thirrën në vendin e ngjarjes.
Policia nuk ka konfirmuar sesi ai përfundoi brenda dinosaurit dhe po pret rezultatet e autopsisë së tij për të zbuluar shkakun e vdekjes.
Statuja dekorative është hequr nga vendi i saj jashtë Ndërtesës Kubike të qytetit, ku ishte përdorur për të reklamuar një kinema të vjetër./albeu.com