Prezantuesja e Global News në Kanada, Farah Nasser, gëlltiti një mizë gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë.
Në pak sekonda ajo pastroi shpejt fytin dhe vazhdoi leximin e lajmeve.
“Po e ndaj sepse të gjithë kanë nevojë për të qeshur sot. Më doli që nuk ishte vetëm Doug Ford, sot gëlltita edhe një mizë”, shkroi Nasser në Twitter.
Muajin e kaluar, kryeministri i Ontarios, Doug Ford, gëlltiti një bletë gjatë një konference për shtyp në televizion.
“Ndjeva një rrahje në fyt ndërsa mbarova hyrjen”, tha Nasser në një intervistë për CNN.
Kolegët e saj, drejtuesit e CNN, Victor Blackwell dhe Alison Camerota, thanë se ajo e meritonte çmimin prestigjioz të lajmeve.
“Jepini asaj gruaje një shpërblim tani” tha Camerota.
Teleshikuesit e vlerësuan prezantuesen dhe thanë se ajo “e ka trajtuar gjithë situatën si kampione”.
Sharing because we all need a laugh these days. Turns out it’s not just @fordnation, I swallowed a fly on air today.
(Very much a first world problem given the story I’m introducing). pic.twitter.com/Qx5YyAeQed
— Farah Nasser (@FarahNasser) August 29, 2022