Një e re italiane, e cila ndodhej në Shqipëri me pushime ka humbur kontaktet me familjen e saj.
Përmes rrjeteve sociale, e ëma Arianna Lombardo Moderini Meriggi, njofton se Olga ishte me pushime në Tiranë dhe po qëndronte në zonën e Astirit.
Sipas Ariannës, Olga duhej të ishte kthyer në vendin fqinj të dielën në mbrëmje, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur, pasi për asnjë moment nuk është paraqitur në Rinas për t’u nisur për në Itali.
Rasti i zhdukjes së saj është denoncuar në Policinë e Shtetit, por nëna e Olgës kërkon ndihmën e të gjithëve për ta lokalizuar, pasi çdo lloj ndihme të atyre që e kanë parë apo kanë komunikuar me të do të shërbente.
Të gjithë që dinë një informacion për vendndodhjen e Olgës, me flokë bionde dhe me sy të kaltër mund të kontaktojnë direkt policinë, ose të drejtohen pranë ambasadës italiane në Tiranë.