Mëngjesin e sotëm në media është raportuar se Rexhail Qerimi, ish-pjesëtari i UÇK-së i dënuar me burgim të përjetshëm për rastin “Alfa” në Maqedoninë e Veriut, ka ndërruar jetë.
Sipas informacioneve jozyrtare të mediave, Qerimi ka pësuar goditje në tru dhe ka ndërruar jetë gjatë dërgimit në spital.
Vdekja e tij është konfirmuar edhe nga familjarët.
Trupi i pajetë i Rexhail Qerimit pritet të kthehet në burgun e Idrizovës dhe më pas t’u dorëzohet familjarëve për varrim.
Ish-pjesëtari i UÇK-së, Rexhail Qerimi ishte dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e një pjesëtari të njësitit special “Alfa” në vitin 2010.
Në këtë rast ishte dënuar me nëntë vjet burg Ramadan Shaqiri si bashkëpunëtorë në krim, ndërsa me burgim të përjetshëm ishin dënuar Rexhail Qerimi dhe Almir Drpljani./albeu.com/