Ishte betuar që 3 vjeç para bustit të Adem Jasharit se do të bëhej ushtar, sot e realizoi ëndrrën (FOTO LAJM)

Ushtari më i ri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Petrit Behrami, në moshën tre vjeçare ishte betuar para bustit të Adem Jasharit se do i shërbente atdheut.

Ekziston edhe një fotografi e tij ku shihet teksa betohet para bustit të Adem Jasharit.

Dy ditë më parë ai u betua si ushtar i FSK-së.

Për ta uruar për këtë detyrë, në vizitë i shkoi deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu.

“Në familjen e Arif Behramit për ti uruar për djalin Petritin i cili para dy dite u betua si ushtar i Kosovës-FSK.

Petriti qe kur ishte 3 vjeqar e kishte të qarte se do të behej ushtar i Kosovës.

Fotografitë e më poshtme deshmojne qe në jetë duhet të kesh qellim dhe ta ndjekesh ëndrren e ta bësh realitet.

Urime Petrit paq fat e zoti të bekoftë!“, ka shkruar ajo./albeu.com/


Shtuar 24.10.2021 21:29