Ishin me motor kur ranë në pritë, si ndodhi rrëmbimi në autostradën Tiranë-Durrës

Të tjera detaje kanë dalë nga rrëmbimi i ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës, ku u rrëmbye Indrit Beqiraj.

Sipas burimeve, bëhet me dije se shtetasi i rrëmbyer është Indrit Beqiraj dhe në momentin e rrëmbimit ai ka qenë duke udhëtuar me vëllain me motor.

Më pas një mjet u ka prerë rrugën dhe e ka nxjerrë motorin jashtë rruge.

Brenda automjetit ishin 4 persona, të cilët i kanë dhunuar dhe më pas kanë marrë me vete Indritin.

Më pas ai është liruar sërish pas reagimit të policisë.

Mësohet se Endriti ka pasur precedent për trafikim të lëndëve narkotike.

Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes./albeu.com/