Ishin kthyer në tmerrin e banorëve, arrestohen 3 “skifterët” shqiptarë

Tre shqiptarë janë vënë në prnga nga policia belg, pasi ishin kthyer në tmerrin e banorëve të Deerlijk-ut.

Mediat belge raportojnë se 3 “skifterët” shqiptarë akuzoheshin për grabitjen e 7 banesave gjatë muajit shkurt.

Mësohet se vjedhjet kanë ndodhur midis datave 13 dhe 17 shkurt, ndërsa tre shqiptarët janë zbuluar pasi makina që kanë përdorur për grabitjet u pikas nga autoritetet belge pasi ishte parë në një nga vendngjarjet.

Pas ndalimit, tre shqiptarëve iu zbuluan disa bizhuteri dhe sende me vlerë si edhe një sasi prej rreth 7000 eurosh që dyshohet se ishin marrë nga banesat e vjedhura përgjatë ditëve të kaluara.


Shtuar 14.03.2023 15:45