Ish-presidenti rus dhe tani nënkryetari i Këshillit të Sigurimit të Federatës Ruse, Dmitry Medvedev, nuk kursehet me fjalët kundër Perëndimi.
Ai u përgjigj me tone të ashpra, duke treguar arsyet se pse i urren perëndimorët.
“Më pyesin shpesh pse postimet e mia në Telegram janë kaq të ashpra: përgjigja është se i urrej.
Ata janë bastardë dhe të degjeneruar. Ata duan vdekjen tonë, të Rusisë. Sa të jem gjallë, do të bëj gjithçka që t’i zhdukur, “ tha Medvedev.
Kjo nuk është hera e parë që ish presidenti rus flet me tonë të ashpra.
Rikujtojmë se ai ka akuzuar gjithashtu se Shtetet e Bashkuara janë përpjekur të “poshtërojnë, kufizojnë, ndajnë dhe shkatërrojnë Rusinë”.