Ish-piloti amerikan rrëfen përballjet me UFO-t dhe i bënë thirrje qeverisë të nisë hetimet

Një ish-ilot i marinës amerikane ju kërkoi agjensive të inteligjencës që të hetojnë mbi ekzistencën e UFO-ve.

Piloti Ryan graves, deklaroi gjatë një interviste për Fox Digital se jeta jashtëtokësore ekziston dhe se shpesh oficerët amerikanë janë përballur me specie të tilal gjatë fluturimeve.

Ai shpjegoi se këto objekte të paidentifikuara fillimisht u shfaqën si kontakte në sistemet e tyre të radarit dhe kamerave përpara se të bëheshin të dukshme për syrin e njeriut.

Ai tregoi një incident kur dy avionë nga skuadrilja e tij fluturuan krah për krah dhe një nga këto objekte të paidentifikuara fluturoi drejtpërdrejt mes tyre. Sipas Graves, një anëtar i ekipit e karakterizoi objektin si një “kub gri të errët ose të zi brenda një sfere të qartë”.

Ish-piloti tha se pilotët e tjerë hezitojnë të ndajnë përvoja të ngjashme. Graves u kërkoi gjithashtu njësive qeveritare që t’i japin fund ndarjeve të tyre të brendshme dhe të fillojnë të ndajnë informacionin e tyre dhe t’i kalojnë ato përpara për të mirën e popullatës së përgjithshme.

/AlbEu.com/


Shtuar 15.03.2023 16:17