Ish-kreu i OKB: Nuk mund të ketë më premtime boshe për klimën

Ish-sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Moon, iu është drejtuar ministrave në samitin e klimës dukeiu thënë:

“Ne kemi dështuar botën dhe kemi dështuar komunitetet më të cenueshme që jetojnë në vijën e pare. Është koha për ndryshim dhe ne të gjithë kemi përgjegjësi për ta realizuar atë. Të rinjtë po na akuzojnë se nuk veprojmë me ndjenjën e urgjencës që kërkon kriza klimatike. Ne duhet t’i sigurojmë ata se e kuptojmë se nuk mund të ketë më premtime boshe”, tha ai.

Ban ki-Moon tha gjithashtu se është i lumtur të shohë që Mbretëria e Bashkuar e ka bërë përshtatjen një prioritet dhe se më shumë se 30 vende kanë paraqitur tani plane kombëtare përshtatjeje, që përfaqësojnë 2 miliardë njerëz./albeu.com


Shtuar 8.11.2021 12:52