Ish-doktori i Shtëpisë së Bardhë: Biden s’është i aftë të rikandidojë për president

Një ish-doktor i Shtëpisë së Bardhë, i cili ka shërbyer më herët për presidentët Donald Trump dhe Barack Obama, ngre shqetësimin për shëndetin e Joe Biden, duke thënë se do të ishte gabim lejimi i tij për të kandiduar për një mandat të dytë.

Doktori Ronny Jackson i cili aktualisht është kongresmen republikan, shprehet se presidenti Biden nuk është në gjendje të mirë fizike dhe mendore për të drejtuar dhe kjo sipas tij është një situatë e keqe për vendin.

Jackson kritikon zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë që e lejojnë 80 vjeçarin të rikandidojë dhe i bën thirrje familjarëve të tij dhe bashkëshortes Jill që ta ndalojnë./albeu.com/