Irani: Nëse Izraeli na sulmon, Tel Avivi do të rrafshohet

“Në rast të çdo lloj agresioni kundër Iranit nga regjimi sionist, Irani do ta rrafshojë Tel Avivin”,- është shprehur Iraj Masjedi, këshilltari kryesor i komandantit të Forcave Qods të Gardës Revolucionare iraniane, Esmail Qaani.

“Irani mbështet rezistencën (Hamas) dhe palestinezët e shtypur, por forcat e rezistencës nuk kanë nevojë për ndihmën e Iranit gjatë luftës së tyre kundër Izraelit në Gaza, sepse janë të afta ta mposhtin regjimin vetë”,- shtoi ai.

Irani ka deklaruar vazhdimisht se është i gatshëm t’i përgjigjet çdo sulmi nga Izraeli. Forcat tokësore të ushtrisë së Teheranit njoftuan sot se do të pozicionojnë pesë njësi raketash në koordinata kyçe brenda vendit për të luftuar çdo agresion të mundshëm.


Shtuar 27.12.2023 20:00