Irani: Do të formojmë aleancë detare me shtetet e Gjirit

Komandanti i marinës iraniane, Shahram Irani, ka thënë se shteti i tij, dhe Arabia Saudite, si dhe tri shtete tjera të Gjirit, planifikojnë të formojnë një aleancë detare.

Aty do të përfshihet edhe India e Pakistani, kanë raportuar mediat iraniane.

“Shtetet e rajonit e kanë kuptuar sot se vetëm bashkëpunimi me njëra-tjetrën garanton siguri të zonës”, është cituar të ketë thënë Irani.

Ai nuk ka dhënë hollësi se në çfarë shkalle do të formohet aleanca, por ai ka thënë se do të jetësohet shpejt.

Së fundi, Irani ka tentuar t’i rregullojë marrëdhëniet e tensionuara me disa shtete të Gjirit Arab.

Në muajin mars, Arabia Saudite dhe Irani, i kanë dhënë fund shtatë vjetëve të armiqësisë, përmes një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga Kina, e cila vë theksin të rëndësia e stabilitetit rajonal dhe bashkëpunimit ekonomik.

Qasja e re e Arabisë Saudite me Iranin, e ka zemëruar Izraelin, i cili bën përpjekje për ta izoluar Iranin në aspektin diplomatik.

Emiratet e Bashkuara Arabe, shteti i parë i Gjirit Arab që ka nënshkruar marrëveshje me Izraelin për normalizim të marrëdhënieve, më 2020, i ka rikthyer lidhjet me Iranin, vitin e kaluar.

Bahrejn dhe Maroku u janë bashkuar më vonë Emirateve, në rikthimin e lidhjeve me Izraelin./rel


Shtuar 3.06.2023 12:31