“Interi e kuptoi që për të fituar i duhej në skuadër një juventin”, ish-mbrojtësi thumbon zikaltrit: Pas stuhisë, del dielli

Ish-mbrojtësi i Juventusit, Stefan Lishtajner, në një intervistë të dhënë analizoi kampionatin e  “Zonjës së Vjetër”, dhe gjeti rastin të thumbonte dhe Interin.

Lishtajner ka fituar me Juventusin 7 tituj kampion të Seria A, u largua nga Torino në vitin 2019 për tu transferuar te skuadra e Arsenalit në Londër, ndërsa tani është tërhequr nga karriera si futbollist.

“Është e vështirë të gjykosh sezonin e bardhezinjëve, e them me ndershmëri nuk kam pasur fatin ti shikoj të gjitha ndeshjet e tyre. Vitin e kaluar, ata rrezikuan të humbnin titullin, kështu që është normale.

Mendoj se duhet ta përgëzojmë Interin sepse ata e kuptuan që për të fituar, ata duhej të blinin një ish-juventin. Le të kujtojmë që pas stuhisë, del gjithmonë dielli”, e mbylli fjalën e tij 37-vjeçari.


Shtuar 25.03.2021 16:10