Inteligjenca amerikane bën bilancin: Ky është numri i rusëve të vrarë gjatë luftës në Ukrainë

Mbi 7 mijë ushtarë rusë janë vrarë deri më tani gjatë konfliktit në Ukrainë.

Lajmin e bëri të ditur Inteligjenca Amerikane, shkruan Skynews.

Zyrtarët e Pentagonit thanë për Neë York Times se përpiluan të dhënat e tyre duke analizuar imazhet satelitore të tankeve dhe trupave ruse. Sipas vlerësimeve, më shumë se 150,000 trupa ruse kanë hyrë tani në Ukrainë që nga 24 shkurti, ndërsa 14,000 deri në 21,000 janë plagosur deri më tani.

Në fillim të kësaj jave, presidenti Volodymyr Zelenskyy tha se rreth 1,300 trupa ukrainas ishin vrarë nga sulmet ruse./albeu.com/

 


Shtuar 17.03.2022 15:17