Integrimi në BE, reagon Ambasada Gjermane: Mbështesim Shqipërinë edhe në hapat e ardhshëm

Ambasada e Gjermanisë në Tiranë ka reaguar për nisjen e procesit të integrimit të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

Në një postim në faqen zyrtare në “Facebook”, ambasada gjermane thekson se Gjermania do të vazhdojë të mbështesë më tej Shqipërinë, edhe në hapat e ardhshëm të zbatimit të reformës në drejtësi.

“Bisedimet për anëtarësim në BE 🇪🇺 kanë filluar! Gjermania do të vazhdojë të mbështesë më tej Shqipërinë, edhe në hapat e ardhshëm të zbatimit të reformës në drejtësi. Lufta kundër pandëshkueshmërisë, korrupsionit dhe krimit të organizuar mbeten synimet kryesore të reformave në Shqipëri. Në procesin e anëtarësimit sundimi i ligjit është tejet parësor”, thuhet në mesazhin e ambasadës gjermane./albeu.com