Informohen 42 profesionistë për standardet e mbrojtjes së viktimave të dhunës në familje

Gjithsej 42 profesionistë të shërbimeve sociale, nga Qendrat për Punë Sociale dhe strehimoret për viktimat e dhunës në familje, morën informacion për mënyrën e zbatimit efektiv të standardeve, raporton KosovaPress.

Sesione informuese për Standardet për shërbime sociale për mbrojtjen e viktimave të dhunës në familje u mbajtën sot nga Departamenti për Politika të Shërbimeve Sociale dhe Familjare, me mbështetjen e Këshillit të Evropës, Zyra në Prishtinë.

Të lidhura

None found

Përmes një liste kontrolli për cilësinë e shërbimeve, standardet ndihmojnë që trajtimi i rasteve të dhunës në familje të jetë i qëndrueshëm, i përgjegjshëm dhe efikas, duke mbrojtur të drejtat dhe mirëqenien e viktimave.

Zbatimi i tyre forcon qasjen që vendos viktimën në qendër: shërbimet koordinohen, ofrohen në mënyrë të sigurt dhe përshtaten sipas nevojave të secilës viktimë, me qëllim ruajtjen e dinjitetit, sigurisë, të drejtave dhe mirëqenies së tyre.


Shtuar më 23.10.2026 14:42