Pas kthimit të Ligjit për Specialen në Kuvend, deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka deklaruar se ligjvënësit nuk kanë mundësi të ndërhyjnë në përmbajtjen e tij. Ligji nuk u dekretua nga presidentja Justina Shiroka-Pula.
Në një postim në Facebook, Ramadani e ka cilësuar vendimin e presidentes si përdorim të vetos. Sipas tij, Kuvendi nuk mund të ndryshojë asnjë nen apo paragraf të ligjit të kthyer, por mund ta rrëzojë veton presidenciale me 61 vota. Nëse sigurohen këto vota, ligji hyn në fuqi me përmbajtjen e pandryshuar.
Të lidhura
None found
Ramadani ka shpjeguar se, në mungesë të 61 votave, Kuvendi konfirmon se ligji nuk ekziston më dhe e gjithë procedura duhet të nisë nga zero.
Ai ka akuzuar për fshehje të së vërtetës dhe mashtrim ata që pretendojnë se kthimi i ligjit është bërë për ta përmirësuar. Sipas Ramadanit, një shpjegim i sinqertë do të ishte se ligji është kthyer që procesi të fillojë sërish nga pika zero.
Të enjten, presidentja Justina Shiroka Pula ia ktheu Kuvendit për rishqyrtim ligjin që kufizon juridiksionin e Gjykatës Speciale. Vendimi erdhi pak çaste pasi kthimin e kishte kërkuar PDK-ja, subjekti politik që kishte sponsorizuar dokumentin.



