India raportoi 4,454 viktima të reja Covid-19 të hënën dhe tani është vendi i tretë në botë pas Brazilit dhe Shteteve të Bashkuara që tejkalon më shumë se 300,000 vdekje zyrtare.
Gjithashtu sot janë shënuar më shumë se 220,000 raste të reja, duke u bërë kështu dita e katërt që numri I rasteve ka qenë në rënie.
Kriza në Indi ka bërë që njerëzit të kritikojnë kryeministrin Narendra Modi, duke e akuzuar se nuk ka bërë aq sa duhet për të parandaluar katastrofën dhe për minimizimin e numrit të të vdekurve./albeu.com