Incidenti në selinë blu, çfarë acaroi protestuesit para se të mbërrinte Sali Berisha

Një incident ka ndodhur në selinë blu para se të niste marshimi i protestuesve bashkë me ish-kryeministrin Sali Berisha.

Mësohet se para se të mbërrinte Berisha, në selinë blu janë fikur dritat në koridorin e brendshëm të selisë së PD.

Menjëherë pas këtij veprimi të gjithë protestuesit janë acaruar duke vijuar me thirrjet e tyre kundër Bashës duke i kërkuar këtij të fundit të dilte dhe të largohej nga zyra ku ndodhej.

Rikujtojmë se kjo protestë po mbahet në të njëjtën orë ku në Shqipëri zbret Aleksandër Vuçiç në një takim me kryeministrin Rama për “Open Balkan”. /albeu.com/


Shtuar 20.12.2021 16:41