Incident në Vlorë: Po fotografonte votën? Sherr mes komisionerëve, bllokohet votimi

Ka ndodhur incidenti i parë në një qendër votimi në Vlorë.

Burimet pranë qendrës së votimit bëjnë me dije se është bllokuar votimi pasi dyshohet se dikush po fotografonte votën e tij.

Konflikti ka përceptuar mes komisionerve në Vlorë ku edhe është pezulluar votimi.

Rikujtojmë se kreu i KQZ Celibashi, ditën e djeshme u bëri thirrje shqiptarëve të mos marrin telefona në qendrën e votimit pasi nuk do të lejohen të votojnë./albeu.com/

 

 


Shtuar 25.04.2021 09:54