Incident në Milano para ndeshjes së Champions League, goditet me thikë tifozi anglez

Një tifoz i Newcastle, është goditur me thikë rreth mesnatës së djeshme, teksa është sulmuar nga një grup prej 7-8 personash, në rrugën Segatini, në Milano, para ndeshjes së sotme të Champions League.

58-vjeçari anglez ishte bashkë me një mikun e tij, kur është goditur nga pas, një herë në shpinë dhe dy herë në krahë. Prë fat, pranë zonës ku ndodhi incidenti ka qenë një patrullë e policisë, që e ka transportuar tifozin e Newcastle në spital.

Sipas mediave italiane sqarojnë se personi i goditur me thikë nuk është në gjendje të rëndë, ndërkohë që Digos po heton për këtë ngjarje të rëndë, që ka ndodhur disa orë para sfidës Milan-Newcastle, e vlefshme për Champions League.

Nuk dihet nëse ai është goditur për çështje sportive apo për arsye të tjera, por kjo është pista kryesore ku po hetohet, pasi ai kishte mbërritur po dje në Milano për të parë ndeshjen e futbollit.


Shtuar 19.09.2023 14:46