Incident në Kuvend! Ralf Gjoni vonohet në tualet, Hysi ngre tonet: Mos rri në kafe!

Deputeti Ralf Gjoni është përplasur me nënkryetaren e Kuvendit Vasilika Hysi në seancës e sotme plenare, teksa është ankuar për mosdhënien e fjalës.

Pas prezantimit të nismës për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, Gjoni kërkoi fjalën dhe nuk i kurseu kritikat për rregulloren e Kuvendit.

Hysi iu drejtua Gjonit se nuk duhet të rrijë në kafe se paguhet me taksat e shqiptarëve dhe duhet t’i respektojë, ndërsa deputeti iu përgjigj se ishte në tualet.

DEBATI

Ralf Gjoni: Këtë rend diskutuesish e kam respektuar. Taulant Balla duhet të prezantonte nismën. Po m mohohet e drejta që të mbaj diskutimin tim brenda minutazhin. Respektoni radhën dhe detyrën tuaj, pastaj ne deputetë të opozitës të bëjmë opozitën tonë këtu në parlament. Ndaj kërkoj mirëkuptimin tuaj.

Vasilika Hysi: S’kam ndërmend të të mësoj ty rregulloren. Zoti Gjoni, ju jap vërejtje. Mos dëgjoni. I kam lexuar emrat që në fillim. Ndaj të nderuar kolegë, s’keni pse rrini në kafe për një çështje të rëndësishme, por respektoni shqiptarët pasi paguheni me taksat e shqiptarëve

Gjoni: Nuk ishte emri i im aty. Ishte i katërti

Vasilika Hysi: Emri juaj është i pari dhe i vetmi tek lista e të pavarurve

Gjoni: Mua më takon

Vasilika Hysi: Mos rrije në kafe, por rrije këtu

Gjoni: Isha në banjo, urgjencë!

Vasilika Hysi: Unë e di që ka vetëm covid, s’ka pandemi të tjera.


Shtuar 7.05.2021 13:13