Incident gjatë faljes së namazit në sheshin “Skënderbej”, një qytetar përpiqet të vetëdigjet

Një incident i rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në kryeqytet, ku gjatë ceremonisë së faljes së namazit me rastin e Fiter Bajramit, një qytetar tentoi të vetëdigjej me benzinë.

Ishin qytetarët që e ndaluan personin fjalë dhe e mbajtën në sheshin ‘Skënderbej’, deri sa erdhën punonjësit e policisë, të cilët e shoqëruan në komisariat, për ta marrë në pyetje në lidhje me veprimin e tij.

Të lidhura

None found

Sipas raportimeve, personi hyri në shesh dhe bërtiti “Nuk ka Zot”, në një prvatje të dëshpëruar për t’ia vënë flakën vetes.

Ndërkohë, për rastin ekstrem reagoi edhe Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, i cili u shpreh se personi në fjalë këtë nuk mund të jetë besimtar, pasi “një besimtar nuk do të tentonte të bënte këto veprime

Njoftimi i plotë i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 13.05.2021, rreth orës 07:05, në sheshin “Skenderbej” shtetasi B. G., rreth 40 vjeç, ishte lyer me benzine dhe dyshohet se kishte qëllim të vetëdigjet, por është ndaluar nga disa qytetarë aty në afërsi.
40-vjeçari është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr.1.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 13.05.2021 07:55