Për kryekomisionerin zgjedhor Ilirjan Celibashi, 11 Maji i vitit të ardhshëm është data optimale për zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare.
Deklaratën e tij Celibashi e bëri menjëherë pasi doli nga Presidenca, ku zhvilloi një takim konsultativ me kreun e Shtetit Bajram Begaj, lidhur me procesin e nisur për përcaktimin e datës së zgjedhjeve.
Të lidhura
None found
Më herët gjatë ditës së sotme, Begaj zhvilloi dhe një takim me përfaqësues të Partisë Socialiste, të cilët propozuan gjithashtu 11 majin 2025 si datë për zhvillimin e zgjedhjeve.
