Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, në ditën e parë të punës, (ditën e djeshme) ka hedhur firmën për emërimin e parë në Policinë e Shtetit.
Kryepolici ka emëruar në postin e Drejtoreshës së Burimeve Njerëzore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Anisa Duçkollarin, bashkëshorten e Dëshmorit të Policisë Sajmir Duçkollari.
Anisa Duçkollari, mbante postin e Shefes se Sektorit në këtë drejtori dhe zëvendësoi Zef Laskën, i cili ka mbushur moshën e pensionit.
Emërimi i 39-vjeçares Anisa Duçkollari, nëna e dy djemve, është vlerësim për aktin sublim të bashkëshortit të saj, Sajmir Duçkollari, i cili është një prej 4 oficerëve të Policisë të varë nga Dritan Dajti gjatë një operacioni në Durrës më 9 Gusht të vitit 2009.