Ilir Meta paraqitet në SPAK: Po shkoj te Dum Dumani (VIDEO)

Këtë të enjte, presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme, SPAK.

Ilir Meta ka mbërritur i vetëm në ambientet e SPAK rreth orës 10:00. Ai u shpreh se po shkonte të takohej me kreun e Prokurorisë së Posaçme, por pa treguar çështjen për të cilën është thirrur për t’u marrë në pyetje.

“Po iki të takoj Dum Dumanin, A e njihni Dum Dumanin kush është? Është ai që nuk guxon të hapë çështjen e McGonigal. Është kokë e këmbë bashkë me Ramën. Dum Dumani është ai që nuk guxon të përmendë emrin e Edi Ramës, as për çështjen e Sali Berishës. Po iki tek Dum Dumani”, tha Meta për mediat teksa futej në ambientet e SPAK-ut.

Kujtojmë se një ditë më parë, në Prokurorinë e Posaçme u paraqit edhe Monika Kryemadhi, e cila për afroi 5 orë ka dhënë dëshmitë e saj lidhur me një padi, siç tha ajo, të bërë nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

 


Shtuar 13.06.2024 10:38