Ikni urgjent nga rrugët dhe sheshet! Qytetet që po “digjen” tani nga temperaturat e larta

Shqipëria është duke kaluar ditë në nxehta në këtë periudhë, ndërsa termometri në këto momente shënon maksimumi 36 gradë celsius.

Sipas të dhënave nga Institutet Meteorologjike rajonale, qytetet që po “digjen” tani janë Shkodra, Peqini, Fieri, Kuçova dhe Belshi ku temperaturat vërtitet mes 35-36 gradë Celsius.

Qytetet me temperaturat më të larta aktualisht (ora 14:00)

Ndërkohë, në Tiranë aktualisht termometri shënon 33 gradë, por që ndihet më tepër për shkak të betonizimit masiv si edhe lagështirës.

Në Kuçovë dhe Belsh, termometri shënon 36 gradë celsius
Në Kuçovë dhe Belsh, termometri shënon 36 gradë celsius

Moti pritet të jetë i njëjtë edhe gjatë ditëve në vijim ku temperaturat gjatë ditës do të vërtiten mes 33-36 gradë celsius, ndërkohë që zonat më të nxehta do të jetë ato të Shqipërisë qendrore.

 


Shtuar 14.07.2023 14:44