Igli Cara reagon pas humbjes, nuk pranon rezultatin: Pushteti u grabit ditën për diell

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Durrësit, Igli Cara, ka reaguar pas humbje kundrejt socialsiste Emirianas Sako, e cila mori mandatin e dytë për kryetare bashkie.

Cara duke se nuk pranon humbjen.

Në një mesazh drejtuar qytetarëve, ai thotë se vullenti i qytetarëve mund të kushtëzohet e tjetërsohet për të përqendruar pushtetin në një dorë të vetme.

REAGIMI

Mirënjohës ndaj çdo bashkëqytetari që më mbështeti përgjatë këtij rrugëtimi, duke më votëbesuar në këto zgjedhje! Falenderues ndaj çdo demokrati, opozitari, mbështetësi, që u bënë pjesë e procesit të votimit dhe numërimit, duke tejkaluar vështirësitë dhe duke qenë aty, për t’i dhënë vlerë çdo vote!

Një rezultat i ndikuar nga shumë faktorë, i cili tregoi se vullneti i qytetarëve mund të kushtëzohet, të kontrollohet dhe të tjetërsohet, në emër të zhvillimit, për të përqendruar pushtetin në një dorë të vetme, që shpërdoron dhe grabit ditën për diell, pasuritë kombëtare dhe fondet publike.

Durrësi mbetet familja jonë e madhe, që na bën bashkë, ku unë do të vazhdoj, si çdo ditë, të shikoj miqtë, kolegët, qytetarët në sy, duke u shtrënguar duart, sepse lidhja me këtë qytet dhe ndershmëria, për mua mbeten zgjedhje pa kompromis.
Faleminderit me zemër!
#IgliCara

/albeu.com/


Shtuar 17.05.2023 11:36