IGJEUM paralajmëron qytetarët: Dy qarqet më të rrezikuara nga zjarret ditën e nesërme

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit paralajmëron se edhe ditën e sotme dhe të nesërme ka rrezik të lartë për zjarret në pyje konkretisht në qarkun Kukës dhe në qarkun Dibër.

ZJARRET NË PYJE

Sot pasdite (e premte dt.13) dhe nesër (e shtunë dt.14) pritet nivel “I LARTË” rreziku në shumicën e qarqeve dhe nivel “I MODERUAR’’ rreziku në qarqet Kukës dhe Dibër (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Në zona të lokalizuara pritet rrezik “I LARTË”, konkretisht: Kukës (Vl) dhe Dibër (Vp).

Rreziku pritet të jetë më i lartë ditën e nesërme.

RESHJET

Sot pasdite (e premte dt.13) dhe nesër (e shtunë dt.14) nuk priten reshje në të gjitha qarqet (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

TEMPERATURAT

Nesër (e shtunë dt.14) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 24 / 37 °C
në vendet e ulëta: 21 / 37 °C
në vendet malore: 16 / 32°C

Era

Sot pasdite (e premte dt.13) dhe nesër (e shtunë dt.14) era pritet të fryjë e lehtë.


Shtuar 13.08.2021 13:42