Ibrahimaj: Rritja e çmimeve pozitive, aryesja pse duhet ta marrim borxhin këtë vit

Ministrja e Ekomomisë Delina Ibrahimaj në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave ka thanë se rritja e çmimeve është pozitive deri në një nivel të qëndrueshëm dhe sipas saj, inflacioni deri në 3% është i qëndrueshëm.

“2.5% inflacion është inflacion më se i qënderueshëm. Rritja e çmimeve është pozitive në vend derisa nuk arrin një nivel të shqetësueshëm. Deri në nivelin 3% inflacioni është i qëndrueshëm. Parashikimet e FMN nuk parashikojnë rritje të inflacionit përtej 3% madje gjatë vitit të ardhshëm do shkojmë në 3%. Brenda inflacioni ka grup çmimesh  që performojnë ndryshe, kame çmime më të larta dhe më të ulëta”, tha Ibrahimaj.

Të lidhura

None found

Në lidhje me diskutimin në komision për marrjen e eurobondit 500-700 milionë euro, duke qenë se Banka Botërore ka paralajmëruar një shtrëngim monetar vitin e ardhshëm, Ibrahimaj tha se është në interesin tonë që të marrim borxh këtë vit pasi vitin tjetër kostoja do të jetë më e lartë.

“Kostoja e borxhit ka ardhur ndër vite duke u reduktuar. Është ndikuar nga stabiliteti makroekonomik, sa i përket maturimit patjetër që një maturim më i gjatë ka kredibilitet më të gjatë në ekonomi. Objektivi ynë është që në 2023 afati i maturimit të shkojë në 864 ditë maturim. Është në interes që maturitetet të zgjaten. Vitin e ardhshëm të gjithë BB janë duke paralajmëruar një shtrëngim monetar. Është në interesin tonë të marrim një borxh, të marrim një shifër më të madhe këtë vit e të mos dalim në tregje vitin e ardhshëm.  Të gjitha gjasat janë që gjasat në tregje ndërkombëtare në vitin e ardhshëm të jetë më e shtrenjtë”, deklaroi ajo./albeu.com


Shtuar 25.10.2021 11:03