Mashtruesit online nëpërmjet platformës Forex janë shtrirë në të gjithë globin. Edhe në Shqipëri operojnë me dhjetëra call center ilegale që nëpërmjet mashtrimit zbrazin xhepat e shtetasve të huaj, kryesisht italiane.
Njëri prej tyre ka ardhur në Tiranë për t’u përballur me personin që sipas tij i ka zhvatur plot 115 mijë Euro.
Piranjat e kanë ndjekur këtë histori duke arritur t’i përballin me njëri-tjetrin, mashtruesin dhe viktimën. Për më gjatë këtë histori interesante mund ta ndiqni sonte në orën 21 01.
“Piranjat”, emisioni më i ri në ABC, nis transmetimin sonte në mbrëmje me një “Show” të vërtetë, si në studio, ashtu edhe në temat e trajtuara.
Nën moderimin e Florian Binaj dhe Arilena Arës programi do të ketë si pike referimi temat investigative, por pa lënë mënjanë, reportazhet, shakatë nëpërmjet kamerave të fshehta, si dhe ritmin e lartë dhe batutën nga dy moderatorët në studio./abcnews.al