I zhdukur prej dy javësh! I moshuari lë pa gjurmë azilin, policia e familjarët kërkojnë ndihmën tuaj (FOTO LAJM)

Policia e Kavajës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për një shtetas i cili rezulton i humbur prej dy javësh.

I moshuari në fjalë, Shefqet Muharremi, është zhdukur prej dy javësh nga shtepia e të Moshuarëve në Kavajë.

Denoncimi është bërë nga familjarët në komisariatin e Kavajës dhe të Durrësit.

Familjarët e tij apelojnë për ndihmë, ndërsa luten që për çdo informacion, të kontaktoni në këtë nr.tel: 0673025094. /albeu.com/

 


Shtuar 26.08.2021 11:15