I zhdukur prej dy ditësh, gjendet i vdekur 65-vjeçari në Durrës/ Ja çfarë dyshon policia

Një 65-vjeçar, i cili prej dy ditësh rezultonte i humbur, është gjetur në banesën e tij, në lagjen nr. 12 të Durrësit.

Sipas policisë, nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.

Ndërsa dyshohet se 65-vjeçari e ka humbur jetën prej shkaqeve natyrale.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 15:45, është gjetur në banesën e tij, në lagjen nr. 12, trupi i pajetë i shtetasit M. D., 65 vjeç.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Paraprakisht, dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën prej shkaqeve natyrale.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për dokumentimin e rrethanave të rastit.


Shtuar 9.12.2025 17:17

Tags: ,