I zbuluan të shkuarën e errët, sqarohet konkurrenti i Përputhen+40

Armando është bërë pjesë e Për’puthen +40 dhe ka sqaruar lajmet që kanë qarkulluar në lidhje me jetën e tij se ka qenë i martuar 3 herë dhe është dënuar për dhunë në familje.
 
Ai ka marrë edhe dokumentin me vete për të vërtetuar se nuk ka qenë asnjëherë i martuar.
 
“Dua t’i hedh poshtë si një neveri e madhe dhe dashakeqe. Nuk kam asnjë lidhje me ato që shikoni e dëgjoni në rrjete sociale. Jam i padënuar, i pamartuar më parë, jam arsimtar dhe dëshmoj të kundërtën edhe në dokumentacion.
 
Nuk kam qenë kurrë në jetën time i martuar. Nëse do isha, do të rezultoja i divorcuar në dokumente zyrtare. Jam tip gazmor, i qeshur, e marr jetën me sportivitet dhe këtë herë ka qenë rasti për tu gajasur fare”, tha Armando. /albeu.com/


Shtuar 13.03.2021 18:58

Tags: