I vranë djalin në mes të Athinës, nëna e 32 vjeçarit shqiptar: Urdhri erdhi nga burgu

E ëma e 32-vjeçarit shqiptar Aris Papas, i cili u ekzekutua të dielën e kaluar në Greqi ka bërë një deklaratë të fortë, duke thënë se urdhri për vrasjen e tij erdhi nga brenda burgut.

E ëma e 32-vjeçarit tha: “Urdhri erdhi nga brenda dhe ata vranë djalin tim. E gjithë historia ishte brenda burgut. Tre herë Arisi u plagos, urdhri ishte nga brenda burgut, sepse Aris donte të largohej. Unë nuk dua të merrem më me ju. Mbaroi. Dhe ata e vranë.

Le të kalben në burg këta njerëz që kanë vrarë kaq shumë njerëz. Të gjithë miqtë e djalit tim janë vrarë që nga viti 2009. Ai mund të tregonte, kështu që ata e vranë. Nuk e di kush fshihet pas vrasjes së fëmijës tim. Vrasësit vazhdojnë të bëjnë punën e tyre. Vetëm policia i di të gjitha këto”.

Shqiptari ishte i frikësuar dhe lëvizite gjithmonë me anti-plumb, por ditën e vetme që nuk e veshi u ekzekutua. Autorët e vrasjes dyshohet se janë grupet kriminale rivale, pasi sipas mediave greke viktima ishte pjesë e një bande që vepronte që nga vitet 2007-2008.


Shtuar 4.06.2021 20:28