Forcat ruse kanë sulmuar Kryqin e Kuq në Mariupol. Kështu ka bërë të ditur Avokatja e Popullit të Ukrainës, Lyudmyla Denisova, sipas The Guardian.
“Ky është një tjetër krim lufte i ushtrisë ruse në përputhje me statutin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare dhe një shkelje e rëndë e konventave të Gjenevës të vitit 1949. Deri më tani, të vetmit që sulmuan ndërtesat dhe automjetet e Kryqit të Kuq kanë qenë nazistët.
I bëj thirrje komunitetit botëror që të dënojë veprimet barbare të vendit pushtues dhe të marrë masa për t’i dhënë fund luftës së përgjakshme në territorin e Ukrainës sa më shpejt të jetë e mundur”.
Qyteti-port i Mariupolit është i rrethuar nga forcat ruse dhe afër 160,000 civilë kanë mbetur të bllokuar, pa qasje në ujë të pijshëm, ushqim dhe furnizime të tjera thelbësore.