I vendosën GPS poshtë makinave në Pogradec, zbardhet dëshmia e pronarit: Ja për kë dyshoj, emrat

Pronari i dy mjeteve në të cilat u vendosën sot nga persona ende të pidentifikuar GPS ka zbuluar për policinë e Pogradecit emrat e personave me të cilët ka konflikt dhe për të cilët dyshin se fshihen pas ngjarjes.

Eris Çekani është shprehur se ka dyshime se GPS është porositur nga një grup personash, konkretisht vëllezërit Brian dhe Sindi Syzo, shtetasi Mario Xhangolli dhe shtetasja Jona Duka (e dashura e Brianit).
Ai ka deklaruar se janë të vetmit që dyshon për këtë ngjarje, pasi nuk ka konflikt me askënd tjetër veç 4 shtetasve të lartpërmendur.

Dy vëllezërit Syzo janë shpallur në kërkim disa muaj më parë, për shkak të një konflikti.
Gjithashtu nga kamerat e sigurisë, është e vështirë të identifikohet personi që i ka vendosur pajisjet poshtë dy mjeteve, pasi sipas informacioneve ai ka qenë i maskuar.

Eris Çekani është emër i njohur policinë shqiptare. Vetëm pak muaj më parë, 39-vjeçari është përfshirë në një sherr, ku të rinjtë, të cilët udhëtonin me dy makina, kanë ndjekur njëri tjetrin si nëpër filma deri në në aksin rrugor “Elbasan-Metalurgjik”.

Teksa kanë mbërritur në këtë rrugë, ata kanë përplasur dy mjetet me të cilat udhëtonin. Në këtë moment ka ndërhyrë Policia dhe në pranga ra Eris Çekani dhe Gledis Dikellari 23-vjeç, të dy banues në Pogradec, e ndërsa 3 personat e tjerë janë larguar nga vend i ngjarjes me një makinë tjetër dhe janë në kërkim.


Shtuar 2.04.2023 11:00