I shpallur në kërkim prej katër vitesh, arrestohet në Pogradec Spartak Çela

Është arrestuar nga policia e Pogradecit Spartak Çela, i cili ishte në kërkim prej 4 vitesh. Gjithashtu Çela kërkohej nga policia pasi në një lokal në Velçan të Mokrës qëlloi me kallashnikov drejt disa personave.

Sakaq Çela muaj më parë kërcënoi punonjësit e taskforcës së ndihmës ekonomike. 39-vjeçari ka qenë në kërkim nga policia ndërkohë arrestimi tij është kryer në fshatin Velçan të Pogradecit, pasi nga burime operative është informuar që i shpalluri në kërkim u kthye në banesën e tij.

Spartak Çela, më datë 21 gusht të 2020 shkoi i dehur në një lokal ku nodheshin 5 persona, hapi derën dhe qëlloi me automatik duke lënë të plagosur Bledi Shahinin. Shkak dyshohet se ka qenë një sherr mes të plagosurit dhe autorit, që ka nisur gjatë pijes dhe më pas Çela shkoi në shtëpi ku mori automatikun.


Shtuar 11.08.2024 21:16