I shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë, arrestohet Briken Rusta në Elbasan

ELBASAN-Briken Rusta, i cili ishte  ishte në kërkim për “vrasje të mbetur në tentativë” dhe “armëmbajtje pa leje” është arrestuar.

Ngjarja u regjistrua më 26 maj, kur Rusta ka tentuar të vrasë Mariglen Hidën për një sherr që ata kishin pasur me njëri-tjetrin.

Rusta nuk ka mundur që ta kryejë vrasjen dhe në lagjen “Qemal Stafa”, në rrugën “Tomorr Sinani”, ka hedhur armën e zjarrit në rrugë dhe është larguar.

Ai u identifikua dhe u shpall në kërkim, ndërsa ditën e sotme u arrestua.

Pas ngjarjes, në bazë të hetimeve të kryera, policia ka kryer kontrolle edhe në banesën e Boiken Bahitit, 41-vjeç, banues në Elbasan.

Atij ju gjetën në banesën, 1 armë zjarri automatik PMSH, municion luftarak, rreth 300 gramë lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa dhe një radio si të Policisë.

Policia vuri në pranga 41-vjeçarin dhe shpalli në kërkim Brikin Rustën, 23 vjeç dhe Klaudjo Sulmina, 22 vjeç (22-vjeçari i dyshuar bashkëpunëtor i Brikin Rustës për kryerjen e kësaj ngjarjeje kriminale)./Albeu.com/


Shtuar 29.05.2023 17:15