I shpallur në kërkim dhe i dënuar në Itali me 15 vite burg, arrestohet 61-vjeçari me dy identitete (VIDEO)

Policia e Shtetit, ka arrestuar një 61-vjeçar nga Belshi, i shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe i dënuar nga autoritetet italiane me 15 vite burg.

Bëhet fjalë për shtetasin Andrea Gjini alias Andrea Kuqja, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Lucca-s në Itali, në vitin 2016, e ka dënuar me 15 vjet, 9 muaj e 18 ditë burg.

Të lidhura

None found

Ai akuzohet për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni”, “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Plagosje”, të parashikuara nga Kodi Penal i Italisë.

Arrestimi provizor i këtij shtetasi u krye me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

Njoftimi:

Finalizohet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale një tjetër fazë e operacionit policor të koduar “Operacionalja”, për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Vihet në pranga një shtetas i kërkuar ndërkombëtarisht, i dënuar në Itali me mbi 15 vjet burg për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni”, “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Plagosje”.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, u finalizua faza e 86-të e operacionit policor të koduar “Operacionalja”.

Në kuadër të këtij operacioni, në Belsh, nga shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, u bë i mundur lokalizimi, identifikimi dhe arrestimi i shtetasit Andrea Gjini alias Andrea Kuqja, 61 vjeç, banues në Belsh.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Lucca-s (Itali), në vitin 2016, e ka dënuar me 15 vjet, 9 muaj e 18 ditë burg për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni”, “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Plagosje”, të parashikuara nga Kodi Penal i Italisë. Arrestimi provizor i këtij shtetasi u krye me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

 


güvenilir bahis siteleriBursa Escortgüvenilir bahis sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis sitelerijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel giriştürkiye yasal bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişproductos-dagustokahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş