I rrëzuan sërish PD-së kërkesën për Komisionin për Investimet Strategjike, Balla: Nuk ka fakte dhe indicie nga ana e tyre

Mazhorca ka rrëzuar sërish kërkesën e PD-së për ngritjen e Komisionit Hetimor për investimet strategjike. Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla u shpreh se nuk ka fakte dhe indicie që të iniciojnë ngritjen e një Komisioni Hetimor dhe për këtë arsye është rrëzuar. Ai u shpreh se në seancën parlamentare të radhës do të sqarojë me detaje arsyet pse nuk u votua.

Balla: Konferenca e Kryetarëve në shumicë konstatoi se kërkesa e PD ka probleme të qasjes kushtetuese të kërkesës së deputetëve, kërkesa nuk ka një mbështetje në vendimmarrjet e Gjykatës Kushtetuese e cila ka sqaruar se kur ngrihen këto komisione. Në kërkesë mungojnë indiciet, faktet, apo grup faktet që justifikojnë ngritjen e një komisioni të tillë. Unë kam bërë një sqarim të plotë lidhur me arsyet e rrëzimit të kësaj kërkese. Mendoj se opozita ka instrumentet të tjera të kontrollit parlamentar, por në kërkesë nuk ka as fakt as indicie që kuvendi të investohet për ngritjen e këtij komisioni. Pa i mohuar të drejtën 35 deputetëve, e drejta e kuvendit për të hetuar nuk është e pakufizuar. Të vish dhe të kërkosh të hetosh të gjithë hapësirën e zbatimit të ligjit, nuk mund të jetë objekt i një komisioni.Për më qartë në seancën plenare të ditës së enjte, do të parashtroj të gjitha arsyetimet të refuzimit të kësaj kërkese.

Të lidhura

None found

Opozita depozitoi në Kuvend kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor për investimet strategjike më 24 maj.

Por ajo mbeti në mes për shkak se për të ngritur një komision hetimor duhen 35 firma dhe grupi i PD-së, megjithëse e kishte protokolluar kërkesën me numrin e duhur të firmave, Agron Duka u tërhoq, duke e lënë dokumentin me 34 firma.

Por më 27 maj, PD ridepozitoi kërkesën të korrigjuar, pasi u shtuan firmat e Enkelejd Alibeaj dhe Lulzim Bashës.

Të enjten e 9 qershorit, gjatë seancës parlamentare  në Kuvend mazhoraca rrëzoi kërkesën e deputetëve të opozitës për ngritjen e Komisionit Hetimor për të kontrolluar mënyrën sesi qeveria ka zbatuar ligjin për investimet strategjike.


Shtuar 20.06.2022 13:37