I publikuan përgjimet për Soler, kërcënohet me jetë presidenti i Valencias

Valencia nuk gjen qetësi. Presidenti Anil Murphy është kërcënuar me vdekje nga tifozët e skuadrës spanjolle.

Klubi i Valencias ka dalë me deklaratë dhe bën me dije se po mblidhen të gjitha fyerjet ndaj Murphy, familjes së tij dhe punonjësve të tjerë të klubit, ndërkohë që janë dërguar edhe në polici.

Gjithçka ka ndodhur pas disa përgjimeve të publikuara nga “Superdeportes.es”. Në bisedat e bëra presidenti i Valencias përmend një nga lojtarët kryesorë të skuadrës, mesfushorin Carlos Soler.

Murphy dëgjohet të thotë se “do e ‘vrasë’ futbollistin përmes shtypit, në rast se do të largohet falas nga Valencia.

“Ai është rritur në akademi dhe klubi ka investuar para tek ai. Nëse largohet falas në janar, do ta ‘vras’ përmes shtypit me 100 mijë eurot që do të jap”, dëgjohet të thotë në përgjigje Anil. /h.ll/albeu.com