Gazetarja Klodiana Lala u shpreh se një nga kundërshtarët më të fortë të Ervis Martinajt është klani Duka.
Komentet Lala i bëri për Euroneës Albania, ku tha se këta të fundit kanë paguar një oficer policie që t’u jepte informacion rreth lëvizjeve të Martinajt.
Sipas gazetares, kundërshtarët nuk mundën të vrisinin Martinajn, por mundën të eliminonin mikun e tij, Santiago Malkon.
“Ka pasur më parë një plan, që klani kriminal Duka që ai u përplas shumë ashpër para disa vitesh, kishte paguar shumë para një agjenci turistike, një oficer tjetër të policisë për të dhënë informacion për lëvizjet e Erivs Martinajt. Ata nuk e vrisnin dot Martinajn dhe i ekzekutuan mikun, Santiago Malkon. Kundërshtarët i prenë të gjithë krahët”, tha Lala./albeu.com/