I nxehti afrikan në Shqipëri, thirrja e Urgjencës Kombëtare: Pini ujë, vishni rroba pambuku!

Moti përvëlues ka prekur prej ditësh Shqipërinë duke i bërë orët e pikut të padurueshme nga njerëzit.
Me rritjen e temperaturave të cilat priten të zgjasin prej disa ditësh, Urgjenca Kombëtare ka një njoftim të rëndësishëm.

Urgjenca lajmëron qytetarët të kujdesen për shëndetin e tyre në këto ditë të nxehta në Shqipëri duke dhënë këshillat e nevojshme si pirja e ujit, veshja e rrobave dhe ushqimi me vakte të vogla.

NJOFTIMI:

Ndihma e parë: Goditja nga i nxehti.

Parandalimi i dëmtimeve nga i nxehti:

– Evitoni ekspozimin në diell nga ora 11:00 – 17:00, sidomos për fëmijët dhe të moshuarit.
– Ambienti të jetë i freskët dhe ajrosur mirë. Të vendosen perde të errëta në dritare që janë të ekspozuara ndaj rrezatimit të diellit.

– Të pihen sa më shumë lëngje, kryesisht ujë.

– Konsumoni vakte ushqimore të shpeshta dhe në sasi të vogël. Të ftohta dhe me përbërës ushqimorë të tretshëm.
– Vishuni me rroba të lehta, me ngjyra të hapura dhe prej pambuku ose linoje.

– Për personat që përdorin terapi mbajtëse të mos e ndërpresin ose ndryshojnë pa u konsultuar me mjekun.
– Rekomandohen dushe të shpeshta me ujë të vakët dhe pa u tharë me peshqir.

Për çdo Urgjencë Mjekësore telefononi në numrin pa pagesë 127. /albeu.com/