1 muaj para zgjedhjeve ndërroi jetë ish-deputeti Bashkim Fino por emri I tij nga lista e PS në KQZ nuk u hoq.
Sot ndërkohë që po numërohen votat për kandidatët e zgjedhjeve, në shifrat zyrtare të publikuara nga KQZ shihet se 108 veta kanë votuar për të ndjerin Fino.
Fino renditej në vendin e katërt në listën e kandidatëve për deputetë në qarkun e Fierit, por vendi i tij do t’i sigurojë vend në parlament Gramoz Ruçit pasi PS ka marrë 9 mandate në këtë qark.
6 mandate të tjera i ka siguruar aleanca PD-AN, ndërsa 1 mandat ka arritur të marrë LSI.
Ish deputeti socialist u nda nga jeta në moshën 59 vjeçare pasi nuk ia doli të mposhtte koronavirusin. /albeu.com/